AKTUALITET, 31 Gusht 2019, 13:59

VIDEO/ Vullkani më aktiv në botë (prej 2000 viteve), banorët e ishullit italian ‘arratisen’ të tmerruar

VIDEO/ Vullkani më aktiv në botë (prej 2000 viteve), banorët

Vullkani ‘Stromboli’ i cili ndodhet në brigjet e ishullit italian të Sicilisë është aktivizuar prej disa ditësh ndërkohë që rreth 500 banorë që jetojnë në ishullin e vogël u është rrezikuar edhe jeta. Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur turistët largohen me varkë të tmerruar, ndërkohë që shtëllunga e tymit të vullkanit përhapej me shpejtësi. Ndërkohë deri më tani, fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar nga vullkai. Është konsideruar si një nga vullkanet më aktivë në botë, duke u mbiquajtur edhe “Drita e Mesdheut”. Sipas studimeve ai ka qenë aktiv përgjatë harkut kohor të 2000 viteve të fundit.