AKTUALITET, 3 Nëntor 2020, 12:10

Zgjedhjet në SHBA, kë preferon mes Trump dhe Biden? Rama: Unë i kam miq të dy...

Zgjedhjet në SHBA, kë preferon mes Trump dhe Biden? Rama: Unë i


Kryeministri Edi Rama, është pyetur në konferencën për shtyp të ditës së sotme, lidhur me zgjedhjet në SHBA dhe nëse ka preferencë për ndonjërin nga kandidatët.

Ndryshe nga zgjedhjet e shkuara presidenciale në SHBA, kur Rama e shpalli Donald Trumpin "një rrezik për njerëzimin", duke preferuar Hillary Clinton, këtë herë duket se kryeministri ka "zënë mend" dhe nuk ka treguar preferencën për asnjë nga kandidatët, për të evituar rrezikun e daljes bllof, si herën e parë.

Rama tha se të dy kandidatët ai i ka miq... Nga ana tjetër u shpreh se mes dy rivalëve të tij në Shqipëri, Bashës dhe Kryemadhit, ai preferon Bashën, duke vijuar të luajë me idenë e përçarjes së opozitës.

"Tani, nëse më pyesni për preferencën midis Bashës dhe Monikës, mund të them se më pëlqen Lulzim Basha. Por me çoni në Amerikë dhe më kërkoni parapëlqime për dy njerëz që i kam miq të dy, nuk shkon kjo", tha Rama.

/TPZ.al/