AKTUALITET, 3 Nëntor 2020, 11:39

Sulmi në Austri, reagon Merkel: Terrorizmi Islamik është një “armik i përbashkët”

Sulmi në Austri, reagon Merkel: Terrorizmi Islamik është një


Kancelaria Angela Merkel ka shprehur tronditjen lidhur me sulmin terrorist të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Austri.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo ka deklaruar se sulmuesi i njohur ishte simpatizant i Shtetit Islamik, duke thënë se Terrorizmi Islamik është një “armik i përbashkët”.

Në Vjenë mbizotëron ende kaosi. Autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë.

Njëri nga autorët u vra nga agjentët, njëri hodhi veten në erë, ndërsa një tjetër u arrestua.

Europa shprehu solidaritetin në këto momente të vështirë që po kalon Austria