AKTUALITET, 3 Nëntor 2020, 11:54

Ndryshime në Drejtoritë e Policisë në qarqe

Ndryshime në Drejtoritë e Policisë në qarqe


Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në disa prej Drejtorive Policore në qarqe. Pjesë e ndryshimeve janë drejtoritë e Elbasanit, Kukësit dhe Dibrës.

Mësohet se Drejtori i Drejtorisë Vendore tw Policisë Elbasan Arjan Muça transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Drejtor i DVP Elbasan, zëvendësdrejtori i kësaj drejtorie Alket Shatro.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të DVP Kukës Erigert Mitri transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Drejtori i DVP Kukës Alban Çela.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër Skënder Kalemi transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Policisë Vlorë Artur Selimi.