TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia në Pukë dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohet se bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
Policia thotë se është kapur shtetasi S.P, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi M.P.
Po ashtu policia e Lezhës thotë se ka arrestuar edhe tre persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.
“Një 23-vjeçar me iniciale A.V u arrestua pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në qytet.
Shtetasi G. Gj., 48 vjeç, banues në fshatin Tresh, Lezhë, u arrestua pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, në banesë.
Ndërkohë Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin E. V., 33 vjeç, banues në Milot, Kurbin, pasi duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, nën ndikimin e alkoolit, është përplasur me mjetin tip “Renault” dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë 2 shtetas që ishin pasagjerë në këtë mjet”,-njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.