AKTUALITET, 3 Nëntor 2020, 10:06

Edukatorja në Tiranë: Gjashtë mësues janë me COVID-19, nuk na bëjnë testimet

Edukatorja në Tiranë: Gjashtë mësues janë me COVID-19,


Edukatorja në kopshtin nr.17 në kryeqytet është ankuar se në institucionin ku punon nuk po bëhet asnjë tampon.

Edukatorja u shpreh se deri më tani gjashtë mësues kanë rezultuar me COVID e pavarësisht kësaj asnjë tampon nuk iu është bërë stafit.

Ajo tregon se janë në ankth e se po punojnë me staf të reduktuar.

“Deri tani kanë rezultuar me COVID gjashtë mësues. Dhe pse stafi ka pasur kontakt me të infektuarit nuk iu bëhet tamponi, jemi në ankth të gjithë duam të na bëhet tamponi.

Prej ditësh po punojmë me staf të reduktuar”-shprehet edukatorja për “Fax News”.