AKTUALITET, 3 Nëntor 2020, 10:49

Koronavirusi futet në gjykatën e Durrësit, gjyqtarë e prokurorë rezultojnë pozitivë


Gjykata e Durrësit është “pushtuar” nga Covid-19.

Abc News raporton se një gjyqtare, një prokuror dhe një oficer i policisë gjyqësore janë konfirmuar pozitivë.

Priten rezultatet e analizave për pjesën tjetër të administratës. Ndërkohë ambientet e gjykatës dhe prokurorisë së rrethit Durrës janë dezinfektuar.