AKTUALITET, 3 Nëntor 2020, 11:12

Ishin dënuar me burg për mashtrim, arrestohet çifti i bashkëshortëve nga Shkodra

Ishin dënuar me burg për mashtrim, arrestohet çifti i


Policia e Tiranës ka vënë në pranga një çift bashkëshortësh nga Shkodra, të cilët akuzohen për veprën penale mashtrim me pasoja të rënda.

Zamir Kalej, 53 vjeç dhe Bukurije Kalej, 48 vjeçe (bashkëshortë) janë dënuar me përkatësisht nga pesë vite burg për veprën penale që kanë kryer.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve Zamir Kalej, 53 vjeç dhe Bukurije Kalej, 48 vjeçe (bashkëshortë), banues në Shkodër.

Këta dy shtetas ishin shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka dënuar secilin prej tyre me 5 vjet dënim, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda” kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.