AKTUALITET, 3 Nëntor 2020, 12:20

Pandemia/ Edi Rama: Nuk jemi në kolaps, kemi gati spitalin e katërt. Testet nuk kanë lidhje fare...

Pandemia/ Edi Rama: Nuk jemi në kolaps, kemi gati spitalin e katërt.


Kryeministri Edi Rama, ka folur për kapacitetet e Shqipërisë për të përballuar valën e dytë të pandemisë së koronavirusit. I pyetur lidhur me rritjen e infektimeve dhe të fataliteteve, Rama tha se autoritetet kanë parashikuar gjithçka dhe se spitalet nuk janë në kolaps, siç deklaron opozita. Rama tha gjithashtu se teste nuk e frenojnë virusin dhe se shtimi i tyre "nuk ka lidhje fare".

"Së pari, asgjë nuk është jashtë parashikimeve. Rritja e numrave ishte e parashikuar. Kemi strategji të vjeshtë-dimirit, e shkruar e zeza mbi të bardhë. Ministrja Manastirliu ka volur për rrezikn e madh të valës së dytë si pasojë e relaksimit, pasi u kalua një fazë e ndërmjetme. 

Është fatkeqësi e madhe që një parti, që pretendon të bëhet shumicë dhe të qeverisë pas 25 qershorit, siç ngatërrohet ai me shifrat, përsërit çdo ditë që spitalet janë në kolaps, që nuk bëhen teste, a thua se është i autorizuar nga ndonjë mandat eksperti. 

Spitalet janë larg së qeni në kolaps, është hapur "Covid 3", ku bëhet transferimi i pacientëve që janë pak më lehtë. "Covid 4" është gati nëse do të jetë nevoja. Ndërkohë, kam biseduar me ekspertët e Komitetit dhe është e nevojshme të mësojmë, se ne nuk i numërojmë testet që bëhen në privat, përveç pozitivet, që përfshihen në statistika. 

Numri i testeve të përgjithshme është vetëm ai i testeve në institucionet publike. 

Përserida Basha paska gjetur formulën të frenojë virusin me teste, si ka mundësi që nuk e ka gjetur as Gjermania, Franca, asnjë vend tjetër, pse nuk e ka frenuar Franca? Sepse nuk ka lidhje fare... Në këtë betejë shohim se nuk ka gjëra të shkruara në gurë, ekspertët më të famshëm thoshin maska nuk bën punë, pastaj maska duhet në ambien të brendshëm, pastaj duhet edhe jashtë. Pra evolon qasja", tha Rama.

/TPZ.al/

Video: