AKTUALITET, 7 Tetor 2019, 11:35

Zgjedhjet në Kosovë/ Reagon për herë të parë Hashim Thaçi pas fitores së Albin Kurtit

Zgjedhjet në Kosovë/ Reagon për herë të parë


Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pak minuta më parë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme duke i cilësuar ato si shembullore dhe si tregues i një pjekurie të lartë politike dhe demokratike.

Ndonëse procesi i numërimit nuk ka përfunduar, presidenti Thaçi nuk i ka uruar fitoren Lëvizjes për Vetëvendosje e cila deri më tani është në epërsi ndaj partive të tjera.

Postimi:

I uroj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike për zgjedhjet shembullore, për votimin e dinjitetshëm, të lirë dhe demokratik. Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike.

Tash të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re, sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën. HTH.