AKTUALITET, 6 Tetor 2019, 12:36

Adoleshenti vret të dashurën dhe katër familjarët e saj në Austri

Adoleshenti vret të dashurën dhe katër familjarët e saj


Pesë persona janë vrarë në mbrëmjen e të shtunës në zonën e skive të Kitzbuehel, në Austri.

Nga disa dëshmi të vogla që vijnë për ngjarjen duket se përgjegjës i kësaj tragjedie ka qenë një adoleshent, i cili është dorëzuar në mëngjesin e të dielës në polici.

Adoleshenti ka vrarë të dashurën për arsye xhelozie dhe më pas të gjithë familjarët e vajzës.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.