AKTUALITET, 6 Tetor 2019, 13:04

Dylgjeri: Elisa në vend të publikojë "Punë me Tru", publikon "Punë me Dru"

Pas publikimit të dëftesës së klasë së pestë, nga Elisa Spiropali, ku renditeshin disa lëndë dhe këshilla e mësueses, që Spiropali të studionte në Oxford, të shumtë kanë qenë ata që e kanë ironizuar ministren.

Ylli Dylgjeri, shkruan me ironi se ministrja në vend të tregojë "Punë me Tru" ka publikuar "Punë me Dru".

Statusi:

Me mëngjez më shkatëroi gazit Dëftesa Elisa...

Në vënd të publikoj "Punën me Tru", publikon Punën me Dru!!! Rrofsh o Ramë, se na i ke zgjedh të gjithë vetëm për punë dore. Haaaaaaaaaaaaaaaaaaaa.