AKTUALITET, 16 Prill 2021, 12:35

Zgjedhjet e 25 prillit/ Soreca: Do të vizitoj numër të madh qendrash votimi bashkë me kolegë të BE

Zgjedhjet e 25 prillit/ Soreca: Do të vizitoj numër të madh
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca shkruan në rrjetet sociale se do të vizitojë një numër të madh të qendrave të votimit më 25 prill, ditën e zgjedhjeve në Shqipëri, së bashku me anëtarët e BE në Tiranë. “Ne inkurajojmë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke respektuar të gjitha masat kundër COVID19”- shkruan ndër të tjera Soreca. Postimi i plotë: “Së bashku me shumë kolegë të Bashkimit Evropian të Shteteve Anëtare do të vizitoj një numër të madh të vendvotimeve në ditën e zgjedhjeve. Ne inkurajojmë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke respektuar të gjitha masat kundër# COVID19. Flamuri i BE-së i Bashkimit Evropian qëndron pranë Flamurit të Shqipërisë!