AKTUALITET, 16 Prill 2021, 11:12

‘Përplasja’ e ministrave në Ankara, mediat greke: Dendias u provokua nga Erdogan

‘Përplasja’ e ministrave në Ankara, mediat greke: Dendias

Mediat greke kanë zbuluar detaje të tjera nga përplasja e ministrave Nikos Dendias dhe Mevlüt Çavuşoğlu në Ankara, e cila duket se zanafillën e kishte shumë më parë.

Sipas Protothema.gr, shpërthimi i Dendias erdhi pasi është provokuar nga takimi i mëparshëm me Presidentin turke Erdogan, ku vetë ai ka nisur provokimet, dhe më pas i ka vijuar edhe ministri i tij i jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu.

Për grekët, kësaj radhe “Dendias ka shënuar jashtë shtëpie” teksa theksohet se ai shmangu me shkathtësi shndërrimin e një pengu të vetë Erdogan.

Po ashtu mediat greke e cilësojnë qëndrimin e Çavuşoğlu si të mjerueshëm. Dendias vizitoi Ankaranë dhe kjo u duk si një vizitë e cila do të zbuste tonet mes Greqisë e Turqisë, dhe do të kontribuonte për dialog, por mediat e vendit fqinj thotë se qartazi Dendias aty gjeti një “terren të rrëshqitshëm”.

Më parë u zbulua se nga qeveria greke, Dendias kishte marrë urdhër të qartë se nëse provokohej, duhet të përgjigjej menjëherë, ashtu siç ndodhi në konferencë në sytë e gjithë mediave botërore.

Më tej, në Greqi duket se ka një unifikim politik, pasi partia më e madhe opozitare SYRIZA që i ka cilësuar qëndrimet e Dendias të drejta, por akuzojnë Mitostakisin se nuk ka strategji në dialogun e me Turqinë.