AKTUALITET, 16 Prill 2021, 11:09

SPAK thërret për të dëshmuar gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku pas publikimit të ‘database-it’ të PS-së

SPAK thërret për të dëshmuar gazetarët Andi Bushati dhe

Pas publikimit të lajmit se Partia Socialiste kishte një database me të dhënat e 910 mijë personave në Shqipëri, SPAK ka thirrur për të dëshmuar drejtuesit e Lapsi.al, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati.

Gazetarët do të paraqiten pranë prokurorisë në orën 13:30 për të dëshmuar lidhur me çështjen e publikimit të database-it.

Ndërkohë më herët SPAK ka nisur hetimet për ekzistencën e këtij database-i për votat e Partisë Socialiste, gjithashtu SPAK do të sekuestrojë serverin e e-Albanias për të krahasuar të dhënat nëse janë të njëjta.