AKTUALITET, 16 Prill 2021, 09:54

Kryemadhi publikon videon e takimit në Laprakë: Vota për LSI e kthen 25 prillin në ditë feste

Kryemadhi publikon videon e takimit në Laprakë: Vota për LSI e

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka publikuar videon e takimit në zonën e Laprakës.

Në një postim në rrjetet sociale, krahas videos ajo shkruan se “uragani i njerëzve që kërkojnë ndryshimin po shtohet dita ditës.

Postimi i Kryemadhit:

Elektrizuese atmosfera e mbështetësve të LSI në Laprakë. LSI është mbështetje për njerëzit e thjeshtë, me alternativë konkrete për çdo shtresë të popullsisë.

Uragani i njerëzve të thjeshtë që po kërkojnë ndryshim shtohet dita ditës dhe vota për nr. 6 e kthen 25 Prillin, në ditën e festës së madhe për ndryshimin që meritojnë të gjitha familjet shqiptare, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë.