AKTUALITET, 16 Prill 2021, 12:29

U dënua se u kap me armë pranë selisë së PS, Prokuroria kërkon gjashtë vite burg për Vladimir Gjutën, për një tjetër akuzë

U dënua se u kap me armë pranë selisë së PS, Prokuroria

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar gjashtë vite burg për Vladimir Gjutën.

Pretenca ndaj Gjutës është shpallur nga prokurorja Suela Salavaci.

Vladimir Gjuta akuzohet për goditje dhe kanosje për shkak të detyrës të punonjësve të burgut.

Ngjarja ka ndodhur në prill të vitit 2020.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës e dënoi me pesë vite burg Gjutën, për “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, pasi u kap me armë me vete pranë selisë së Partisë Socialiste, në shkurt të 2020-ës.