AKTUALITET, 16 Prill 2021, 10:38

Celibashi: Përfundon printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për gjashtë qarqe, do të mbërrijnë sot në Shqipëri

Celibashi: Përfundon printimi dhe paketimi i fletëve të votimit
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka lajmëruar se kompania sllovene Cetis ka përfunduar printimin dhe paketimin e fletëve të votimit për gjashtë qarqe. Ai thotë se saktësisht sot vijnë fletët e votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan dhe Fier. Priten fletët e votimit edhe për gjashtë qarqet e tjera në të cilat do të votojnë më 25 prill qytetarët e Shqipërisë. Postimi i plotë: ?Ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan & Fier dhe mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme. Fletët e Votimit po printohen nga kompania sllovene Cetis.