AKTUALITET, 16 Prill 2021, 11:20

Rishfaqet Adriatik Llalla, mbërrin për herë të parë në SPAK, çfarë pritet të ndodh në seancë

Rishfaqet Adriatik Llalla, mbërrin për herë të parë

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është shfaqur për herë të parë në SPAK, që prej nisjes së hetimeve dhe gjykimit ndaj tij për veprën penale të fshehjes së të ardhurave.

SPAK ka kërkuar dy vite burg për Llallën, dhe përjashtimin me pesë vite burg nga sistemi i drejtësisë.

Ish-prokurori në rast se do të dënohet do të vuajë vetëm 1.4 vite burg duke qenë se përfiton nga gjykimi i shkurtuar.

Në hyrje të SPAK, Llalla vendosi që të mos bënte asnjë koment për mediat, ndërkohë që në seancën e sotme do të realizohet mbrojtja e tij.

Llalla është një prej zyrtarëve të lartë shqiptarë që është shpallur non grata në SHBA, ndërsa për një periudhë të gjatë kohe, teksa në Shqipëri i ngriheshin akuzat, ish-prokurori zgjodhi që të jetonte në Gjermani.