TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta teksa vlerësonte pesë heronj të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare ka folur edhe për zgjedhjet e 25 prillit.
Meta thotë se liria e demokracia mund të mbrohet vetëm duke refuzuar shtypjen, prandaj i ka bërë një thirrje qytetarëve të Vlorës të marrin pjesë në zgjedhje.
Sipas tij, qytetarët e Vlorës mund të tregojnë dinjitetin dhe fuqinë përmes votës.
“Lirinë mund ta mbrojmë vetëm duke forcuar demokracinë, dhe refuzuar shtypjen shoqërore. Ftoj qytetarët e Vlorës të marrin pjesë në zgjedhje, të tregojnë dinjitetin dhe fuqinë, përmes votës së lirë dhe të barabartë.’’- tha Meta.