AKTUALITET, 16 Prill 2021, 09:38

Mbi 10 kilogramë kanabis në makinë, arrestohet 48-vjeçari në Prrenjas

Mbi 10 kilogramë kanabis në makinë, arrestohet 48-vjeçari

Policia e Përrenjasit ka arrestuar një 48-vjeçar, i cili u kap duke transportuar 10.5 kg kanabis. Kjo sasi, u gjend në makinën tip “Opel”, që drejtohej nga shtetasi A. V.

Policia njofton se droga sasia e gjetur, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe një aparat celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi Policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

U kap duke transportuar 10.5 kg lëndë narkotike kanabis, vihet në pranga 48-vjeçari.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Përrenjas, u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. V., 48 vjeç, banues në fshatin Memelisht, Pogradec.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Opel”, që drejtohej nga shtetasi A. V., shërbimet e Policisë kanë gjetur 10.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provave materiale së bashku me mjetin dhe një aparat celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.