LIFESTYLE, 5 Prill 2019, 13:33

Zbulohet zebra e rrallë /FOTO

Një zebër e rrallë bionde është zbuluar në Parkun Kombëtar të Seregeti-t.

Fotografia është bërë nga Sergio Pitamitz, i cili i habitur tha:

“Në fillim mendova se ishte një zebër e cila ishte zhytur në baltë”-tha fotografi për National Geographic.

Shënjestra e fotografit ishte zebra “bionde”, e cila, sipas ekspertëve ndodh nga albinizmi, një gjendje e cila tregon se kafshët kanë më pak melaninë në lëkurën e tyre, e cila u jep atyre pigmentin biond.

Është hera e parë që një zebër ‘albine’ vëzhgohet në gjendje të lirë, pasi ato gjithmonë janë vëzhguar të robëruara.