LIFESTYLE, 4 Prill 2019, 12:44

Plas sherri mes Noizyt dhe Oriolës, detaji që i nxorri zbuluar

Reperi Noizy dhe modelja, Oriola Marashi njiheshin për shoqërinë e tyre të ngushtë. Oriola ishte për një kohë të gjatë pjesë e labelit OTR, por duket se marrëdhëniet nuk janë më aq të mira.

Kohët e fundit ajo është distancuar nga Noizy, dhe për më tëpër në rrjetet sociale nuk kemi më foto ku dyshja të shihen bashkë.

Dikur, Oriola i thërriste Noizyt ‘mbret’ por mesa duket tani nuk ndan të njëjtin mendim. Ata nuk ndiqen në profilin Instagram me njëri-tjetrin, dhe kjo zbulohet po të bësh një kontroll të thjeshtë.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që ndodh. Noizy para disa muajsh postoi një foto ku tregonte se pas një zënke, modelja e kishte bërë ‘unfollow’ por me sa duket në atë kohë i kishin zgjidhur problemet dhe Oriola e kishte ndjekur sërish në Instagram.

Reperi e ndau këtë fakt me të gjithë, shoqëruar me një të qeshur. Të gjithë menduam se marrëdhëniet midis tyre u rikuperuan dhe tashmë do t’i shihnim si më parë, por u gabuam.

Dyshja paskan pasur një tjetër mosmarrëveshje mes tyre dhe IN TV ka zbuluar se ata nuk ndiqen në Instagram.