LIFESTYLE, 4 Prill 2019, 16:56

Tre vite romancë, Alban Hoxha ndahet nga Çiljeta Xhilaga

Ndahet këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga nga portieri i Partizanit, Alban Hoxha.

Çifti nuk e kishte pranuar asnjëherë publikisht lidhjen, ama fotot dhe dëshmitë e miqve të çifti nuk kanë lënë vend për sekrete.

Gazeta Shqiptare shkruan se Albani dhe Çiljeta kanë kohë të ndarë. Detaji që nuk na ka shpëtuar ka të bëjë me Instagramin e të dyve.

Çiljeta dhe Albani vazhdojnë t’a ndjekin njëri-tjetrin në Insta. Le të shpresojmë që është vetëm një sherr i momentit…

Historia e tyre e dashurisë ka nisur 3 vite më parë, një lidhje e konsoliduar e pranuar edhe nga familjet e tyre. Albani dhe Çiljeta kanë bashkëjetuar më shumë se dy vjet me njeri-tjetrin, edhe pse nuk kanë kometuar asgjë për marrëdhënien e tyre.

Në vitin 2016 të dy nisën të komentonin në fotot e njeri- tjetrit dhe Çiljeta ishte një ndjekëse e rregullt e futbollit në ndeshjet e Partizanit, madje në një deklaratë publike e quajti ‘Dashuria ime’ dhe Albani ia ktheu duke pranuar se këngët e saj janë shumë të bukura në një intervistë.

Marrëdhënia e tyre u zyrtarizua në 2018, kur Çiljeta postoi një foto të dorës më një unazë të madhe, dhuratë kjo nga Albani dhe vazhduan postimet e duarve të tyre së bashku. Albani gjtihashtu vendosi të prezantonte Çiljetën sit ë dahsurën e tij në festën e 30- vjetorit, mes miqëve dhe familjarëve. Pas këtyre e kuptuam se lidhja ishte zyrtarizuar tashmë. Disa muaj më parë ajo tregoi edhe planet e dasmës duke i shprehur hapur si ajo pëlqen ta organizojë ditën e lumtur të jetës, në mënyrën më romantike.

Historia e tyre e dashurisë nuk ishte kaq e bukur, mes shumë lajmeve në media ata patën edhe një ndarje të përkohshme në tetorin që lamë pas, pasi Albani u kap mat në një lokal nate me një vajzë tjetër, atëherë Çiljeta mori vendimin e ndarjes, por nuk u mor vesh se si shkoi historia e tyre pas kësaj. Ndoshta kjo zënkë ka vazhduar deri më sot…