LIFESTYLE, 4 Prill 2019, 16:51

Dhurata 63 mijë dollarë, ky është 27- vjetori luksoz i Adelina Tahirit

Adelina Tahiri feston ditëlindjen ditën e sotme dhe përmes një postimi zbuloi edhe moshën e saj. 27- vjetori i ‘çmendur’ i Adelinës mes dhuratave dhe luksit.

Këngëtarja ka postuar në Instagram foto të dhuratave që ka marrë nga burri i saj miliarderi maqedonas. Firmat më të njohura të bizhuterive, orës dhe unazës, me çmimet marramendëse prej 63 mijë dollarësh. Byzylyku “Cartier” me gurë diamanti kushton plot 48 mijë paund (63,662 dollarë), ndërsa unaza e po të njëjtës markë kushton 8800 dollarë.

“Faleminderit zemra ime”, -shkruan Adelina pranë fotos duke e falenderuar publikisht bashkëshortin.