LIFESTYLE, 5 Prill 2019, 12:29

Georgina Rodriguez: Me Ronaldon ishte dashuri me shikim të parë

Georgina Rodriguez: Me Ronaldon ishte dashuri me shikim të parë

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo u takuan ndërsa ajo punonte si asistente në një dyqan të Guccit në Madrid.

Dhe modelja pranoi se ishte dashuri me shikim të parë me yllin e futbollit.

25-vjeçarja pranoi se të ndjenja ishte e ndërsjellët pasi u panë për herë të parë në qershor 2016.

"U takova për herë të parë më Ronaldon tek Gucci, ku punoja si asistente shitje. Disa ditë më vonë e pamë përsëri njëri-tjetrin në eventin e një marke tjetër,"-tha Georgina për revistën italiane Elle.

"Aty folëm të qetë në një atmosferë relaksimi, dhe jashtë ambientit tim të punës. Ishte dashuri me shikim të parë për të dy."

Çifti ka një vajzë 1-vjeçe, Alana Martina.

Ndërsa Ronaldo ka edhe tre fëmijë të tjerë të lindur me nëna zëvendësuese, binjakët 2-vjeçarë Eva dhe Mateo, si edhe 8-vjeçarin Cristianinho.