LIFESTYLE, 5 Prill 2019, 10:45

Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku në një lidhje? Këngëtarja nuk e ka mohuar

Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku në një lidhje?

Këngëtarët Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku realizuan një klip së bashku, ku dukeshin shumë të afërt me njëri tjetrin dhe të gjithë aluduan se ky i fundit mund të ishte parnteri i shumëpërfolur.

E pyetur në të gjitha intervistat që ka dhënë, Peristeri ka preferuar të mos flasë, dhe të vetmin sinjal e ka dhënë blogeri, Olti Curri në emisionin e Rudinës në Klan Tv, ku tha se zërat që qarkullojnë, se këngëtarja është në një lidhje janë të vërteta. Megjithatë vetë ajo nuk e pranoi asnjëherë publikisht.

E ftuar në emisionin ‘Thumb’ ajo sigurisht është pyetur dhe për jetën e saj private, dhe mbi aludimet për një lidhje mes saj dhe Mateus Frrokut. Moderatoret e kanë ngacmuar lidhur me fizikun e saj, meqë këngëtarja është dobësuar shumë, duke hedhur dyshimet se do kemi dasëm.

“Prandaj i them të gjitha këto unë, që të mbuloj lidhjen me Mateusin”,-i është përgjigjur këngëtarja.

Megjithatë kjo përgjigjie duket të ketë doza ironie kështu që presim edhe një përgjigje nga këngëtari, Mateus Frroku!