LIFESTYLE, 4 Prill 2019, 17:05

Keisi publikon fotot e shumë viteve më parë, ja si dukej para se të ishte partnerja e Stresit

Reperi i njohur Stresi dhe bashkëshortja e tij, Keisi, janë një ndër çiftet më të njohur të showbiz-it shqiptar. Që prej bërjes publike të lidhjes së tyre të dashurisë, ata gjithashtu janë edhe ndër më të komentuarit në rrjetet sociale e media.

Keisi është kthyer tashmë në një personazh mjaft të ndjekur në rrjetet sociale, ku ndan momente nga përditshmëria e saj si dhe çaste të ëmbla me Stresin.

Ditën e sotme, bashkëshortja e reperit ka publikuar në “Instastory” disa fotografi të vjetra, ku ajo shfaqet në moshë të vogël.

Keisi shfaqet së bashku me motrën e vëllain, e veshur me një fustan të bardhë dhe flokët e kapur bisht dhe ruan të njëjtat tipare që ka edhe sot.