LIFESTYLE, 4 Prill 2019, 23:30

Si rrallëherë Xhemi Shehu bën ndryshimin në look

Moderatorja e njohur Xhemi Shehu nuk eksperimenton shumë me paraqitjen e saj të jashtme dhe madje kur vendos të bëjë ndonjë ndryshim, kujdeset që ai të jetë në nivele minimale.

Bukuroshja e ekranit shqiptar ditën e sotme ka publikuar një foto në Insta Story ku shfaqet me një look paksa ndryshe që i përshtatet më së miri.

Ajo ka zgjatur flokët me extensions, ndërkohë ngjyrën ka vendosur që të mos e ndryshojë.

Rikujtojmë se moderatorja është nënë e dy djemve që quhen Martin dhe Gabriel dhe siç mund t’i shikoni në fotot më poshtë janë një kopje e Xhemit.