LIFESTYLE, 4 Prill 2019, 12:51

‘Shyqyr që s’ma vunë’, ja çfarë emri do të kishte Kejvina

Kejvina Kthella ka pak kohë që është larguar nga emisioni ‘Xing me Ermalin’, por me famën që mori aty, ajo është në çdo moment në qendër të medias rozë.

Kësaj radhe ajo ka vendosur të komunikojë me ndjekësit e saj duke mirëpritur të gjitha pyetjet. Një nga pyetjet që fansat i drejtuan, ishte lidhur me emrin:

“Kush ta ka vendosur emrin, se është shumë i bukur?”

Ish-velina e Xingut ka treguar edhe një episod lidhur me historinë e emrit të saj.

Bukuroshja do të kishte emër tjetër sepse kishte lindur të premten, për arsye bestytnish.

“Tezja ime. Shyqyr që ishte ajo, se mami im donte të ma vendoste emrin Prena, se kisha lindur të premten. Imagjino Prena te Xingu”,-i është përgjigjur Kejvina pyetjes lidhur me emrin e saj.