LIFESTYLE, 4 Prill 2019, 23:15

“Sa merr për një koncert?”, ja si përgjigjet Greta Koçi

“Sa merr për një koncert?”, ja si përgjigjet Greta

Këngëtarja Greta Koçi iu ka dhënë mundësinë ndjekësve në Instagram, për t’i bërë disa pyetje përmes rubrikës “Ask Me” dhe nuk ka nguruar t’iu përgjigjet shumë prej tyre.

“Kot një pyetje pak me spec, sa merr për një koncert?”, i ka shkruar njëri prej tyre.

Greta nuk ka nguruar që ta bëjë publike pyetjen e ndjekësit, madje as t’i kthejë një përgjigje:

“Ishte tamam me spec. Po janë pak personale këto gjëra dhe sikur nuk tregohen. Më shumë rëndësi ka që kam koncerte kudo ku ka shqiptarë dhe mbushem me shumë dashuri nga çdo koncert që jap”.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor i Gretës titullohet “E kuqe” dhe ka marrë miliona klikime në internet.