AKTUALITET, 4 Mars 2018, 12:20

Zbulohet laboratori i kanabisit, 4 gra punëtore, “Koka” një 24-vjeçar

Zbulohet laboratori i kanabisit, 4 gra punëtore, “Koka”

4 gra dhe një burrë janë arrestuar nga policia e Fierit. Në pranga kanë përfunduar: Gazment Allikaj, Leonora Jaupaj, Flora Jaupaj, Olimbi Jaupaj dhe Irma Jaupaj.

Sipas policisë në banesën e 24-vjeçarit Allkaj ishte në proces përpunimi një sasi kanabisi.

Në banesën në fshatin Çorush policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 349 kg lëndë kanabis në proces përpunimi.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se i riu ishte koka e ndërtimit të laboratorit të kanabisit, ndërsa 4 gratë punëtore. Megjithatë hetimet janë në vazhdim e sipër.

Të arrestuar:

Gazment Allkaj, 24 vjeç

Leonora Jaupaj, 41 vjeçe

Flora Jaupaj, 30 vjeçe

Olimbi Jaupaj, 47 vjeçe

Irma Jaupaj, 31 vjeçe.