AKTUALITET, 4 Mars 2018, 11:05

Grabitet kasaforta me shuma të mëdha parash e një fabrike, flet roja

Një fabrikë e prodhimit të bojrave në fshatin Dishnicë ka rënë pre e grabitjes gjatë natës duke u gdhirë e dielë. Mësohet se autorët ende të paidentifikuar kanë marrë kasafortën me një shumë të madhe parash brenda.

Informacion paraprak:

Më datë 04.03.2018, gjatë natës në afërsi të fshatit Dishnicë, dyshohet se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambjentet e brendshme të një fabrikë të prodhimit të bojrave në pronësi të shtetasit A.M, 47 vjeç, banues në Korçë dhe kanë vjedhur një kasafortë brenda së cilës ndodhej një shumë e konsiderueshme lekësh.

Fabrika ruhej me roje private, i cili ka deklaruar se nuk kishte parë njeri, pasi vjedhjen e ka konstatuar rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.