TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Unë isha ai që i vrava”. Autoritetet italiane kanë arrestuar një 43-vjeçari shqiptar, i cili sipas mediave është shkaktar i një aksidenti me një të vdekur dhe një të plagosur.
Ai është paraqitur në polici pas aksidentit fatal në Pieve Emanuele, së bashku me avokatin.
Aksidenti ndodhi të enjten në mbrëmje. 43-vjeçari shqiptar drejtonte një automjet tip BMW të vjedhur ndërsa përplasi një automjet tjetër tip “Nissan”. Nga aksidenti mbeti e vdekur një grua 73-vjeçare ndërsa e plagosur rëndë mbeti vajza e saj, 45 vjeçe.
Pas aksidentit shqiptari u largua. “Unë kisha frikë, ndaj u largova,” ka thënë ai.