TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moti i keq ka shkaktuar rrëshqitje dhe fundosje masive të tokave në fshatin Cerunjë të Bashkisë Elbasan. Fenomeni natyror i rrëshqitjes dhe fundosjes së tokës shfaqet prej 20 vitesh në këtë fshat ku rreth 70% e popullsisë së tij është shpërngulur kohët e fundit, pasi me dhjetëra banesa u shkatërruan plotësisht nga kjo fatkeqësi natyre.
Emergjencat Civile në Prefekturën e Elbasanit thonë se janë sinjalizuar nga banorë të fshatit Cerunjë se rrëshqitja dhe fundosja e tokës ka filluar që në orët e para të mëngjesit të kësaj fundjave dhe po vazhdon.
Sipas informacioneve paraprake 5 banesa janë shkatërruar. Emergjencat Civile ka konfirmuar se do dërgojë ekip verifikimi në terren dhe se po mban kontakt me Njësinë Administrative për çdo zhvillim të këtij fenomeni natyror.