TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e të shtunës, policia thotë se gjatë alkool/testeve ka rezultuar se 128 drejtues mjetesh drejtonin mjetin pa konsumuar alkool, 36 drejtonin mjetin ku kishin konsumuar alkool brenda limiteve, si dhe 11 drejtues mjetesh drejtonin mjetin nën ndikimin e alkoolit që varionte nga 0.27 mg/l e deri në 0.44 mg/l tek rruga Ferit Xhajko.
Në autostradën Tiranë-Durrës në Qafë -Kashar Policia Rrugore e Tiranës, me Radar ka rregjistruar një automjet që qarkullone me shpejtësi gati fluturuese e jo për të qarkulluar në rrugë.
Edhe sasi të vogla alkooli ndikojnë në aftësinë tuaj për të drejtuar automjetin: ulja e reflekseve, reagimi juaj mund të jetë më i ngadaltë kur diçka e papritur ndodh, si afrimi i një makine tjetër, shfaqja e papritur e kalimtarëve.
Keni gjykim të varfër.
Ju mund të keni probleme në gjykimin e shpejtësisë së automjetit tuaj ashtu sikurse edhe të automjetit tjetër.
Ju gjithashtu mund të keni probleme në gjykimin e distancave.
Shikim dhe dëgjim në gjendje jo të mirë.
Pas konsumimit të alkoolit, ju mund të mos shikoni afrimin e një automjeti nga një rrugë anësore apo të kalimtarëve që kalojnë rrugën. Gjithashtu mund të mos dëgjoni kambanat paralajmëruese apo borinë e një makine tjetër.
Koordinim i varfër
Ju mund të keni probleme në kryerjen e më shumë se një veprimi në një kohë. Veçanërisht në raste urgjence.
Ndjenja jo të forta besimi
Pas konsumimit të alkoolit, ju mund të ndiheni më i sigurtë në vetvete, por në fakt ju do të jeni më pak të aftë për të përballuar ngjarje të papritura. Ju mund të merrni përsipër rreziqe të cilat nuk do t’i merrnit në gjendjen normale.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2121658924787134/