TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Heqja e qindra familjeve nga skema e ndihmës ekonomike prej ditësh është shndërruar në një kauz për opozitën. Partia Demokratike në çdo dalje tës saj akuzon qeverinë se është bërë shkak për gjendjen e rëndë ekonomike në të cilën është zhytur vendi.
Kësaj nisme i janë bashkuar edhe forumi për të "Drejtat e grave". I drejtuar nga Albana Vokshi, gratë, pjesë e këtij grupimi, kanë dalë në terren për të kundërshtuar me forcë planin famëkeq të qeverisjes e cila sikurse thonë ato, po gjunjëzonë shqiptarët përmes varfërisë.
Postimi i plotë i Albana Vokshit
Forumi për të “Drejtat e Grave”:
SOT ESHTE KOHA TE MOS HESHTIM!!!
TE GJITHE BASHKE NE LEVIZJEN PER TE DREJTAT E GRAVE!!!
RAMA ME PLATFORME VARFERIE PER TE QEVERISUR I QETE!!!
Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë (LDGSH) nisi aksionin politik në terren për t’iu dhënë zë grave të rrisin forcën e reagimit për të kundërshtuar planin famëkeq të Qeverisë për të gjunjëzuar shqiptarët përmes varfërisë.
“Gratë në një moment të harrojnë detyrën e amvises që s’ka me se të ushqejë familjen, por të kujtojnë një detyrë tjetër më të madhe atë të Zonjës së shtëpisë së madhe, Shqipërisë që po kërkojnë ta shesin apo ta kthejnë në ishull droge.
Nëse heshtim ndihmojmë në strategjinë e tyre. Cfarë do t’ju mësojmë fëmijëve tanë dhe si do të na mbajnë mend ata: të dorëzuara, apo duke luftuar për të gëzuar të drejta të barabarta me qytetarët e Evropës dhe kombeve të zhvilluara. Jam e sigurt se edhe mes nesh në këtë sallë, ka nëna që kanë përcejllë fëmijët e tyre në emigracion. Pse ?! Sepse në Shqipëri nuk ka të ardhme të sigurt. Është koha të mos strukemi nga frika, të ngrihemi dhe të mbrojmë familjen, fëmijët dhe të kërkojmë llogari; pse arsimi është kthyer në hanin e shoqeve të Kryeministrit, përse punësimi është bërë pazari i skllevërve profesionistë dhe pse shëndetësia është bërë banka e Edi Ramës për të mbajtur karrigen e pushtetit me kriminelët.
“Cfarë po ndodh me taksat? Pse askush nuk guxon të reagojë për rritjen gati dyfish të cmimit të ujit, edhe pse institucione të tjera shtetërore e kanë kundërshtuar duke e konsideruar si vjedhje të qytetarëve të pamundur. pse askush nuk proteston për kullat që po pastrojnë paratë e krimit dhe drogës?? Pse po taksohen shtëpitë, që një ditë të marrin edhe pasurinë tuaj?! "
"Në një sjellje kriminale, rreth 20 mijë familje janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike. Nëna kryefamiljare, fëmijë jetimë, persona me aftësi ndryshe, gra, burra dhe të moshuar janë lënë pa vakte ngrënie, pa ngrohje, …pa kushtet bazike të jetesës, në shkelje të hapur e të Drejtave Themelore të Njeriut.”
Në Forumin për të Drejtat e Grave referuan eksperte të cështjeve gjinore, pedagoge të universiteteve, përfaqësuese të sindikatës së mesueseve, gra sipërmarrëse dhe aktiviste të shoqërisë civile.
Takimi i Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë “Gratë dhe të Drejtat ” mbahet në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Gruas dhe mbështetet nga Women’s Democracy Network Albania./TPZ.AL
[gallery columns="1" ids="76919,76920,76921,76922,76923,76924,76925,76926,76927,76928,76929,76930,76931,76932,76933"]