AKTUALITET, 22 Janar 2018, 21:47

Rama zbulon për herë të parë çfarë ndodhi në negociatat Bushati – Kotzias

Rama zbulon për herë të parë çfarë ndodhi

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në emisionin “5 pyetja nga Babaramo” lidhur me negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë, mes ministrave Bushati dhe Kotzias në Kretë dhe në Korçë. Kryeministri shqiptar ka zbuluar se dy vendet janë drejt nënshkrimit të një partneriteti strategjik i cili do të firmoset në pranverë kur ai të takojë homologun e tij grek, Tsipras.

“Për çfarë është rënë dakord nga negociatat mes Bushatit dhe Kotzias? Që nga ligji absurd i Luftës deri tek çështje që kanë të bëjnë me jetësimin maksimal të shqiptarëve që jetojnë në Greqi, lidhur me procedura që kanë qenë pengesë e rëndë për ta. Ligji i luftës do kalojë në procedurat ligjore të shtetit fqinj dhe do jetë një dokument që do ti mbetet historisë dhe jo një ligj në fuqi që na ka penguar të shkruajmë historinë e re” – tha Rama.

“Synimi është të nënshkruajmë një dokument të partneritetit strategjik. Të gjitha çështjet që për ne kanë pasur rëndësi dhe u bënë një periudhë e nxehtë mes nesh dhe palës greke janë në tavolinë dhe po negociohen për të gjetur një zgjidhje përfundimtare. E shkuara na ka mësuar se këto çështje për arsye të caktuara, kthehen në problem mes vendeve, mes shteteve, në problem i panevojshëm” – tha Rama.