LIFESTYLE, 16 Tetor 2017, 13:18

Zbulohet faktori tjetër ndikues në kancerin e gjirit

Nuk është studimi i parë por dhe as i fundit që do të bëhet në lidhje me pasojat që ka lyerja e flokëve.

Në muajin mars të këtij viti, një studim nga Finlanda, zbuloi se lyerja e flokëve me bojërat përkatëse, rrit rreth 23% rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit, dhe pse sipas shoqatës kozmetike e kozmetikës dhe parfumerisë tha që bojërat kanë një siguri të lartë dhe nuk kanë efekte anësore.

"Ka pasur një rritje prej 23% të rrezikut të kancerit të gjirit tek gratë që lyen flokët e tyre në krahasim me ata që nuk e kishin", tha hulumtuesja Sanna Heikkinen, nga Universiteti i Helsinkit dhe Regjistri i Kancerit të Finlandës.

Sipas saj, faktorë të tjerë ndikues janë mosha, lindja me vonesë, konsumi  lartë i alkoolit etj. tpz.al