LIFESTYLE, 14 Tetor 2017, 22:07

Ja pse Bes Kallaku iku nga Portokallia!

Bes Kallaku, i ftuar sonte në emisionin Xing me Ermalin, ka zbuluar arsyet se pse vendosi të largohet nga spektakli i humorit Portokalli, emision ky që e rriti profesionalisht e në të cilin u rrit dhe vetë humoristi.

Pas 14 viteve eksperiencë, humoristi vendos të largohet nga Portokallia vetëm pas dasmës së tij me Xhensila Myrtezaj. Sipas Besit, janë të tjera përgjegjësi që e presin në vazhdim.

“Kisha 14 vjet në Portokalli. Mbas gjithë këtyre viteve, mendova se kisha nevojë për pak pushim për vetën time dhe pas kaq shumë vitesh pune, mendova të marr pak përgjegjësi më shumë për vetën, të kem projektet e mia,  fundja ca ka Ermal Mamaqi më shumë se mua?”, - thote Besi.

I pyetur nga Ermali nëse nga Portokallia iku për ndonjë konflikt mes tij dhe Altin Bashës, Besi përgjigjet: “Nuk kam pasur asnjëherë asnjë konflikt me të Portokallisë, as me kolegët e jo më me drejtorët”. tpz.al