LIFESTYLE, 13 Tetor 2017, 11:27

Ja kush është “vëllai” i përbashkët, i Besit dhe i Xhensiles!

Duket sikur ndaj Xhensila Myrtezaj akoma nuk kanë mbaruar surprizat dhe dhuratat. Në rrjetet sociale ajo reflekton vetëm lumturi dhe buzëqeshje, e sidomos kur përreth saj ka vetëm njerëz të dashur, siç janë njerëzit e  bashkëshortit të saj Bes Kallaku.

Në një foto në Insta Story në Instagram, këngëtarja ka postuar një foto të një varëseje me çelësin sol, të dhuruar nga Kristian Prenga.

“Ti nuk je vetëm vëllai i Besit, je dhe vëllai im. Faleminderit Champion”, -shkruan Xhensila.

Kristian Prenga me sa duket ka krijuar një shoqëri shumë të mirë me aktorin, pasi shpesh herë në postimet e tyre në rrjetet sociale, quajnë njëri tjetrin vëlla.

Kujtojmë që Prenga, një nga emrat më të përmendur të sportit në Shqipëri dhe më tej, ishte ndër pjesmarrësit në dasmën e Kallakut me një urim shumë special: “Zoti nuk me dha nje vella biologjik por me bekoje me nje vella per koke, tek i cili do shihja pasqyrimin me te mire te Kristianit, me vyrtyte te rralla dhe me vlera te papershkrueshme. Se shume nga ju nuk e dini por pertej ketij aktori te talentuar fshihet nje djale i arte e nje vella qe cdokush do donte”, shkruan Kristian.