TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një kompani e huaj, e përbërë nga një grup i quajtur “Good Girls Company”, ofron një paketë pushimesh me 60 surpriza të papritura nga prostitutat, drogë dhe alkool.
Sipas një videoje reklamë, e hedhur në youtube, por e hequr në mënyrë automatike nga youtube, tregon që udhëtimi është planifikuar të mbahet muajin e ardhshëm me 24 dhe 27 nëntor, ku përfshihen 4 ditë pushime. Videoja në fjalë është tërësisht erotike, e cila tregon një burrë që ecën në dhomën e tij për të zbuluar katër gra të zhveshura në shtratin e tij, apo dhjetëra modele të veshura me bikini në një varkë.
Kompania, në faqen e saj në internet ka zbuluar se udhëtimi do të bëhet jashtë brigjeve të Cartagena, në bregun Verior të Kolumbisë. Itinerari do të ketë një seancë seksi në ditën e parë, në të cilën çdo klient mund të marrë pjesë, dita e dytë ofron që çdo klienti në gjysmë ore do të ketë 16 vajza në të njëjtën kohë, ndërsa dita e tretë dhe e katërt do ketë alkool, drogë dhe prostituta, në një jaht luksoz me muzikë të lartë.
Gjithashtu kompania zbulon se gjatë udhëtimit, 60 prostitutat do të konkurrojnë për vëmendjen e 30 burrave, klientët do të jenë në gjendje të "jetojnë jetën si e kanë imagjinuar gjithmonë", dhe e përshkruan atë si "një mjedis që ofron përmbushjen e fantazisë së tyre më të egër". Organizatorët e kësaj kompanie, ndër të tjera thonë që klientët do të gjejnë vetën e tyre sepse do i ofrohen për gjysmë ore në dispozicion 16 femra.
Edhe pse në Kolumbi prostitucioni është i ligjshëm, reagimet e autoriteteve kanë qenë të ashpëra dhe të ndryshme. Ata kanë premtuar shtypjen e kompanisë dhe se kanë deklaruar që zyrtarët nuk duhet të lejojnë realizimin e këtij udhëtimi.
Zbatuesit e ligjit në qytet e kanë quajtur ngjarjen 'të pahijshme' dhe paralajmëruan se organizatorët mund të përballen me arrestimin. Sipas raportimeve ato po punojnë për të identifikuar njerëzit që vijnë në Kolumbi e që duan të marrin pjesë në këto pushime.
tpz.al