TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është bërë trend tashmë, që muaji i mjaltit të mos kalohet vetëm në një destinacion të caktuar, por në disa. Mjafton të kujtojmë Besin dhe Xhensilen, të cilët zgjodhën Maldivet e më pas Dubain, apo Orindën me Turin që zgjodhën Tajlandën e Amsterdamin. Edhe Marina me Getoari pas 3 javësh pushime në Xhamajkë, kanë vendosur të kalojnë pjesën e mbetur të muajit të mjaltit në një vend tjetër.
Çifti ka qenë shumë inaktiv në rrjetet sociale, por më në fund mbrëmjen e djeshme, Marina ka zbuluar edhe destinacionin e radhës.
Ajo ka postuar një video ku shfaqet duke u hedhur në krahët e Getit teksa ndodhen në Katedralen e Francës, Itali.
Duke qenë se çifti janë kaq afër Shqipërisë mendohet se ky është destinacioni i fundit për ta, e më pas do të rikthehen për të vazhduar me projektet e tyre, Marina me emisionin e ri, e Geti me këngë të reja. Xing.al
