TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një kompani për veshjet e grave ka nisur një fushatë reklamimi, e cila paraqet gra me kostume të hijshme, të përshtatura me burra të zhveshur. Çuditërisht shumë njerëz nuk janë të impresionuar dhe pohojnë se imazhet janë një 'hap prapa për barazinë gjinore'.
Kompania suedeze Suistudio vjen me sloganin në një nivel krejtësisht të ri "meshkuj jo të veshur", për linjën e tyre të fundit të modës, duke përfshirë gra të veshura me kostume, të cilat qëndrojnë në pozitën e pushtetit, ndërsa në sfond qëndrojnë burrat e zhveshur, ose me fytyrën e tyre të fshehur
Kompania në fjalë po përdor fushatën, si një deklaratë për të nxjerrë në pah mënyrën seksiste që gratë zakonisht portretizohen në reklama, veçanërisht kur shesin produktet që synojnë meshkujt.
Nënpresidentja e Suistudio, Kristina Barricelli tha se fotografitë sjellin ndërrimin e roleve, duke qenë se gjithmonë gratë seksualizohen dhe përdoren si objekte në reklama, ndërsa burrat nuk portretizohen në asnjë mënyrë siç janë portretizuar gratë.
Fushata reklamuese ka fituar shumë vëmendje në internet dhe ka pasur një reagim të ashpër nga njerëzit, të cilët pretendojnë se kjo reklamë është një hap prapa për barazinë gjinore. \Përshtati tpz.al\
