LIFESTYLE, 14 Tetor 2017, 22:25

Bes Kallaku: Nard Ndoka, arsyeja e njohjes sime me Xhensilen

Bes Kallaku i martuar me Xhensila Myrtezaj, jo me larg se muajin e kaluar, i ftuar në emisionin e Ermal Mamaqit, ndër të tjera nuk ka hezituar të shuaj dhe kureshtjen e publikut, se si u njoh me Xhensilen.

“Arsyeja e daljes sime nga shtëpia për të parë Xhensilen në rrugë, ka qenë Nard Ndoka. Vetëm Nardi e di këtë gjë. Më merr Nardi në telefon dhe më thotë a do vish me mua për Vlorë? Dal për tu takuar me Nardin në Zog të Zi dhe shikoj Xhensilen, me nënën e saj. Duke mos besuar në dashuri të parë, i futa një gjiro të dytë. U ndala dhe i thash nënës saj, kush është kjo goca, dhe Xhensila iku që aty, nëna e saj më tha që është Xhensila goca ime”.

Gjithashtu Besi na tregon dhe se si është afruar më shumë me Xhensilen. “Gjëja që më ka afruar më shumë me Xhensilen, rastisi që për fatin tim të mirë, nëna e saj ishte sëmurë, dhe mu desh ta çoja unë në spital, të merresha me shërimin e saj, ishte momenti kur Xhensila duhej të jepte gjak, ishte 17 vjeçe dhe i thash jo se do jap unë gjak”.

Çifti u martua në muajin shtator, pas një lidhjeje dashurie shtatëvjeçare, dasmë e cila pushtoi portalet dhe mediat në vend, e për të cilën folën 1 javë radhas. tpz.al