TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Publiku i spektaklit “Dance With Me”, u shokua mbrëmjen e së hënës pasi gjatë spektaklit, anëtari i jurisë Robert Aliaj dhe konkurrentja Fiori Dardha u përfshinë në një debat të ashpër, që rezultoi në tërheqjen e Dardhës nga gara, pasi u ndie e ofenduar nga komentet e Aliaj.
Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar më në fund dhe vetë anëtari i jurisë, i cili rrallëherë ka shprehur qëndrimin e tij nëpërmjet një postimi në Instagram.
“Në emër të popullit. Sa qesharake të akuzohesh nga llapaqenër për papërgjegjshmëri, ndërkohë që akuzuesi\ja manipulator\e llapaqen\e kur flet, zbulon karakterin e tij\saj dhe duartrokitet”, - shkruan Aliaj, në postimin që mendohet se i drejtohet Fiori Dardhës, e cila gjatë debatit me të, u duartrokit disa herë nga publiku, - shkruan Xing.al
