LIFESTYLE, 15 Tetor 2017, 14:22

Versioni shqiptar i 'Despacito' (Video)

Versioni shqiptar i 'Despacito' (Video)

“Despacito” u kthye në një hit botëror me më shumë se 4 miliardë klikime në “Youtube” dhe është kënduar e përshtatur në shumë versione dhe gjuhë të ndryshme në botë, por tashmë vjen edhe në versionin shqip, madje me çifteli. Fatmir Makolli ka krijuar muzikën e hitit botëror me çifteli. Madje çiftelisë i janë bashkuar në video edhe veshjet tradicionale shqiptare.

“Kurrë s'mund të besoja se mund të tingëllonte kaq bukur me çifteli”, komenton dikush në videon e “Despacito” në versionin me çifteli. E postuar vetëm një ditë më parë, video ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm duke marrë deri tani mbi 200 mijë klikime.

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=SWjSRiHblc8[/embed]