Industria e sheqerit ka bllokuar publikimin e një studimi të vitit 1968, që tregon se sukroza, lidhet direkt me rritjen e rrezikut për sëmudjet e zemrës dhe kancerit.
Studimi, i cili u sponsorizua nga kjo industri, kishte për qëllim të largonte frikën se sheqeri ndikon negativisht në gjak. Por korespondenca e brendshme, e zbuluar nga Universiteti i Kalifornisë, tregon se drejtuesit e industrisë nuk lejuan publikimin e studimit, kur morën vesh se ky studimi provonte se ka një lidhje direkte mes konsumit të sheqerit dhe kancerit apo sëmundjeve të zemrës.
Ky fakt tronditës i publikuar nga "PLOS Biology", është "bomba" e rradhës e dalë nga investigimi i Dr Cristin Kearns dhe Dr Stanton Glantz.
Daily Mail - Health / TPZ.AL