SPORT, 14 Prill 2020, 17:52

Zbardhet plani për Premier League! Do të luhen katër ndeshje në ditë në “Wembley”

Zbardhet plani për Premier League! Do të luhen katër ndeshje

Anglezët duan me patjetër që Premier League të rinisë. Pavarësisht koronavirusit, kostot do të ishin shumë të mëdha, nëse sezoni mbyllet me kaq. Janë edhe nëntë javë për t’u luajtur.

Sipas prestigjiozes “The Sun”, këtë javë pritet të merret një vendim përfundimtar, sipas të cilit skuadrat angleze do të rinisin stërvitjet me 11 maj dhe do të bëhen gati për tri javë që të luajnë futboll. Federata angleze ka vënë në dispozicion stadiumin “Wembley”, ku po mendohet të luhen katër ndeshje në ditë.

Jo vetëm kaq. Qendra Kombëtare e Futbollit e Saint George, afër Sheffield, me 228 dhoma hoteli dhe 13 fusha futbolli, do të shërbenin si baza karantine për skuadrat e futbollit. Ndeshjet nuk do të kenë tifozë, por do të sigurohen të ardhurat e të drejtave televizive.