SPORT, 12 Prill 2020, 22:38

Efekti koronavirus, FIFA mendon për tre sesione merkatoje!

Efekti koronavirus, FIFA mendon për tre sesione merkatoje!

Duke parë emergjencën nga koronavirusi që ka ndryshuar planet e të gjithë sezonit futbollistik, FIFA po mendon seriozisht për një sesion të tretë merkatoje për sezonin e ardhshëm.

Ky sezon do të mbyllet në verë dhe për të mos prishur planet e klubeve që do të kenë shumë pak kohë për të përgatitur sezonin e ri, FIFA po mendon t’ua lehtësojë gjërat me një sesion të 3-të merkatoje përveç atij të verës dhe atij të dimrit.

Lajmin e ka bërë të ditur James Kitching drejtor i rregullores futbollistike të organizmit më të lartë të futbollit FIFA.